Skënderbeu ka edhe dy titullarë gati

Futboll

Skënderbeu ka edhe dy titullarë gati

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Skënderbeu ka edhe dy titullarë gati

Skuadra korçare, që ka prej pak javësh në krye të pankinës Migen Memellin, shkon ndaj Bylisit me dy pikë më pak në tabelë.

Si kurrë më parë në dekadën e fundit, Skënderbeu mbyll tabelën e klasifikimit dhe ndeshja në Ballsh ka shumë rëndësi për vazhdimësinë.

Barazimi ndaj Vllaznisë kryesuese ishte si një pikë kthese për skuadrën, që bindi me lojë ndaj ekipit shkodran. Me Memellin korçarët janë bërë më agresivë si skuadër dhe luajnë për rezultat pozitiv në çdo takim, duke treguar një mbrojtje më të kujdesshme. Megjithatë, të shtunën ndaj Bylisit pikët janë jetike.

Në sfidën ndaj Bylisit Memelli do ta ketë të plotë skuadrën dhe ai tani ka nisur të punojë më tepër faktikisht dhe fokusi ka qenë pikërisht mbrojtja. Rikthimi i Bajramit dhe Sadriut, sigurisht që i jep luks trajnerit që të bëj zgjedhjet e duhura në një ndeshje kaq delikate si transferta me ballshiotët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat