Shani e Hysenagolli tregojnë emocionet e grumbullimit

Futboll

Shani e Hysenagolli tregojnë emocionet e grumbullimit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Shani e Hysenagolli tregojnë emocionet e grumbullimit

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu po zhvillon grumbullimin e parë për këtë vit. Nën urdhrat e teknikut të ri kuqezi, 19-vjeçarët janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku po zhvillojnë edhe seancat e tyre stërvitore dhe po ndiqen nga afër nga Cungu.

Drejtuesi i stolit kuqezi, në një prononcim për fshf.org u shpreh se qëllimi i këtij grumbullimi është për të evidentuar lojtarë të rinj që do t’i shërbejnë Kombëtares A në të ardhmen.

Keslin Shani, mbrojtësi i talentuar që luan për ekipin e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci u shpreh shumë i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe theksoi se skuadra do të japë maksimumin.“Në këtë grumbullim ndihem shumë mirë, jam shumë i kënaqur që përfaqësoj ngjyrat e kombit tim. Do japim maksimumin të gjithë. Grupi është shumë i mirë. Besoj që të gjithë çunat janë elementë të mirë përderisa janë këtu, që përfaqësojnë ngjyrat e kombit.

Dhe besoj që të gjithë do bëjmë shumë mirë përpara në karrierën tonë tek ekipet tona përkatëse. Me trajnerin ndihemi shumë mirë, është prezantuar shumë mirë. Të gjithë jemi bashkë dhe jemi ndjerë shumë rehat edhe me trajnerin e ri. Synimi me fanellën kuqezi është që të bëj sa më lart dhe të arrij ekipin e parë, me Kombëtaren e madhe, sa më shpejt të jetë e mundur”, – tha Shani në një prononcim për fshf.org

I lumtur nga ky grumbullim shfaqet edhe 19-vjeçari që aktivizohet me ekipin e Leganes, në Spanjë, Henry Hysenagolli, i cili shpreson që të ketë një rrugëtim sa më të gjatë me ekipet kombëtare. “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Trajneri është shumë i mirë dhe skuadra është shumë e fortë dhe shumë e mirë. Komunikimi me trajnerin është shumë i mirë.”- u shpreh Hysenagolli.

Kombëtarja U-19 zhvilloi dy ndeshje miqësore gjatë këtij grumbullimi të parë për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat