Holanda publikon bilancin e frikshëm

Futboll

Holanda publikon bilancin e frikshëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Holanda publikon bilancin e frikshëm

Kur ka kaluar më shumë se 1 vit nga fillimi i Coronavirusit, shumë vende kanë nisur të bëjnë bilancet e kësaj pandemie.

Futbolli, ashtu si çdo gjë tjetër ka humbur shumë nga COVID-19, duke nisur që nga ana ekonomike, por edhe nga bukuria si sport, pasi ndeshjet tashmë po luhen pa tifozë (me përjashtim të disa vendeve).

Në Holandë, prestigjiozja “De Telegraaf” ka bërë një bilanc të humbjeve që ka shkaktuar Coronavirusi në futboll dhe ka dalë në përfundimin se bëhët fjalë për më shumë se 200 milionë euro humbje.

Përveç kësaj, rreth 184 ndeshje janë anuluar, ndërsa 375 ndeshje në total janë luajtur pa tifozë deri më tani. Vërtet e frikshme kjo që ka shkaktuar pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat