Buzëqesh Conte, gati dy yjet e skuadrës

Futboll

Buzëqesh Conte, gati dy yjet e skuadrës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Buzëqesh Conte, gati dy yjet e skuadrës

Antonio Conte ka marrë lajme të mira këtë mëngjes ku raportohet se Milan Skrinrar dhe Nicolo Barella do të rikthehen në kohë për ndeshjen ndaj Genoa.

Interi ka një orar të ngjeshur përpara vetes, ku do të luajnë tre ndeshje për 9 ditë. Fillimisht kundër Genoas, më pas udhëton për në Parma dhe pret Atalantën në shtëpi.

Calciomercato.com ka zbuluar se lojtari i vetëm që do të mungojë në ndeshjen e 28 shkurtit për Interin do të jetë vetëm Achraf Hakimi, pasi është i suspenduar.

Megjithatë, ka një rrezik për katër lojtarë të tjerë, pasi kanë katër kartonë të verdhë: "Marcelo Brozovic, Barella, Alessandro Bastonio dhe Romelu Lukaku".

Interi kanë marrë kreun e tabelës dhe madje janë larguar katër pikë nga përcjellësi më i afërt, Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat