Dhjetë transferimet më të shtrenjta

Futboll

Dhjetë transferimet më të shtrenjta

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Dhjetë transferimet më të shtrenjta

Tirana është skuadra më e çuditshme në botë. Mund të mos ketë stafin që punon te Partizani, apo mënyrën e Skënderbeut vite më parë, por është një nga skuadrat më të suksesshme në shitjen e lojtarëve.

Në fakt, falë akademisë apo futbollistëve cilësorë, tri ditë më parë shiti Ernest Muçin për 650 mijë euro.

Me të njëjtën shifër ia doli në 2017-ën të mbyllte operacionin Merveil Ndockyt, apo Winnful Cobbina me 150 mijë euro.

Image

Pra, vetëm me tri lëvizje në pak vite Tirana ka marrë(akoma jo të plota) 1.45 milionë euro.

Potencialisht ka edhe rreth 1 milion euro për të marrë, pasi Marsel Ismajlgeci dhe Jurgen Çelhaka kërkohen nga gjysma e Evropës.

Në ndryshim nga bardheblutë, për shembull Partizani shitjen më të madhe ka Lorenc Trashin me 250 mijë apo Ramadanin 200 mijë euro. Sigurisht, Skënderbeu është i paarritshëm, me më shumë se 4.5 milionë euro shitje gjatë viteve të fundit.

Me shitjen e Sokol Cikalleshit, Elis Bakajt e Sindrit Gurit, Kukësi i është afruar milionëshit. Teuta gjithashtu ka kaluar gjysmën e milionëshit euro, ashtu si Laçi, i cili me Uzunin Domgjonin dhe Xhejmsin këto vitet e fundit i kanë kaluar 500 mijë eurot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat