Pesë raste me Covid-19 te Interi, zbulohen të infektuarit

Futboll

Pesë raste me Covid-19 te Interi, zbulohen të infektuarit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:13
Pesë raste me Covid-19 te Interi, zbulohen të infektuarit

Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për shtyp, klubi i Interit ka njoftuar se janë infektuar drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta.

Drejtori Sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Deri tani nuk është njoftuar për ndonjë lojtar të prekur nga virusi.

"Të gjithë menaxherët dhe i gjithë grupi i ekipit do të ndjekin procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor", shkroi në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat