“Nëse më pyet mes Messit ose Ronaldos, përgjigja ime është Ramos”

Futboll

“Nëse më pyet mes Messit ose Ronaldos, përgjigja ime është Ramos”

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly ka befasuar në përgjigjen kur është pyetur të zgjedhë mes dyshes Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, duke zgjedhur kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Është bërë më shumë se një dekadë, që dyshja Messi dhe Ronaldon janë duke dominuar botën e fundit, ndërkohë pyetje për shumë yje është të zgjedhin mes tyre.

Së fundmi, Bailly i është bashkuar debatit, por ka befasuar duke zgjedhur spanjollin para argjentinasit dhe portugezit.

“Inspirimi më i madh gjithmonë ka qenë Ramos. E kam admiruar për kohë të gjatë, sepse çka bën në futboll dhe si vazhdon të jetë në nivelin e lartë”.

“Për mua, është një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Të gjithë kanë mendimet e tyre, por ai është një ndër më të mirët, më perfekti për mua”.

“Nëse më pyet Messi ose Ronaldo, unë them Ramos”, deklaroi ai.

Kjo përgjigje është mjaftë befasuese, ngase lojtarët e tjerë të futbollit zakonisht zgjedhin njërin nga dyshja, që së bashku kanë fituar 11 herë Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat