Formacioni i Milanit në Ligën e Evropës, kërkohet kualifikimi

Futboll

Formacioni i Milanit në Ligën e Evropës, kërkohet kualifikimi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Milan

Milani pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Crvena Zvezdas (2-2), do të kërkojë kualifikimin tutje në Ligën e Evropës.

Italianët ishin afër fitores në ndeshjen e parë, por pranuan një gol në kohën shtesë.

Trajneri Stefano Pioli për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në mbrojtje me emra si Fikayo Tomori e kapiteni Alessio Romagnioli.

Në mesfushë do të jenë Kessie e Meite. Ndërsa sulmi i është besuar Leaos, që do të mbështet nga Cstillejo, Krunic e Calhaoglu.

Zlatan Ibrahimovic edhe në këtë ndeshje do të jetë në bankën rezervë.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Kalabri, Tomori, Romagnoli, Dalot; Meite, Kessie; Castillejo, Krunic, Calhanoglu; Leao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat