Bylis-Skënderbeu një finale për mbijetesën!

Futboll

Bylis-Skënderbeu një finale për mbijetesën!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:28
Bylis-Skënderbeu një finale për mbijetesën!

Të flasësh për finale në Superiore ndoshta është pak shpejt, por sfida e kësaj të shtune në Ballsh mes Bylisit dhe Skenderbeut mund të konsiderohet vërtetë e tille,si një betejë e vërtetë për të mbërthyer vendin në play-off qe të çon drejt shpëtimit.

Fitorja e një jave më parë me Apoloninë në Fier ishte e rëndë për ekipin e Dovedanit, ashtu si dhe barazimi papritur që Skënderbeu i mori Vllazninë në shtëpi. Ballshiotët falë suksesit në “Loni Papuciu” morën një 3 pikësh ndaj një rivali direkt lanë vendin e fundit në renditje dhe mbi të gjitha rikthyen shpresën pas një Serie A negative rezultatesh.

Faktori fushë mund të jetë vendimtar pavarisht mungesës së tifozëve dhe një tjetër sukses ndaj një rivali dirket do te ishte një hap i madh drejt vendit në play out.

Skënderbeu është ekipi që bëri më shumë blerje në merkaton e dimrit dhe ndaj korçarëve nuk do të jetë e thjesht por ky është një Skenderbe tjetër, që gjithsesi po përpiqet të mësojë të mbijetojë dhe në rast se sfida e Adush Muçës prodhon një fitore pavarsisht se për kë,do të jetë hapi i madh drejt mbijeteses. Në të kundërt gara do të bëhet dhe më e veshtirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat