Edhe pse i huazuar, Dalot ka të drejtë të luaj kundër Unitedit

Futboll

Edhe pse i huazuar, Dalot ka të drejtë të luaj kundër Unitedit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Diogo Dalot

Diogo Dalot ka të drejtë të luaj kundër skuadrës së tij, Manchester Unitedi.

Skuadra e Manchester Unitedit dhe ajo e AC Milan do të luajnë në 1/8 e finales në UEFA Europa League.

Dalot u huazua në klubin nga Serie A gjatë tetorit të vitit të kaluar. Edhe pse shumica e kontratave nuk e lejon që lojtarin e huazuar të paraqitet kundër ish-klubit, rasti i Dalotit është ndryshe.

Ai mund të luaj kundër Manchester Unitedit.

Kujtojmë që mbrojtësi anësor këtë sezon ka bërë 9 paraqitje për AC Milan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat