Ismet Munishi, Bejtush Bejta, Enver Prapashtica, Agim Hasani dhe Flamurtari i frikshëm në vitet e 90-ta

Futboll

Ismet Munishi, Bejtush Bejta, Enver Prapashtica, Agim Hasani dhe Flamurtari i frikshëm në vitet e 90-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Në këmbë nga e majta Ali Osmani, Bekim Mulliqi, Agim Hasani, Ilir Shuleta, Habib Krasniqi, Adnan Krasniqi, Fazli Hajdari (trajner). Ulur nga e majta Përparim Buzaku, Emin Bajrami, Bejtush Bejta, Enver Prapashtica dhe Ismet Munishi.

Flamurtari nga Prishtina padyshim se ka qenë ndër skuadrat më të forta në vitet e 90-ta dhe në vitin 1993 fitoi edhe Kupën e Kosovës!

Në atë periudhë ka qenë prej skuadrave më të shikuara në grupin e rajonit të Prishtinës në kuadër të Kampionatit të Kosovës dhe nga viti 1996 në Ligën Unike të Kosovës (bashkohen grupi i Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës). 

Flamurtari në radhët e veta kishte shumë lojtarë me emra, si Ismet Munishi, Bejtush Bejta, Ali Osmani, Agim Hasani, portieri Bekim Mulliqi, Ilir Shuleta, Enver Prapashtica, Përparim Buzaku, Emin Bajrami, Habi Krasniqi, Adnan Krasniqi etj.

Ky ishte një Flamurtar i frikshëm për çdo rival në periudhën 1993-1994. 

Në këmbë nga e majta Ali Osmani, Bekim Mulliqi, Agim Hasani, Ilir Shuleta, Habib Krasniqi, Adnan Krasniqi, Fazli Hajdari (trajner). 

Ulur nga e majta Përparim Buzaku, Emin Bajrami, Bejtush Bejta, Enver Prapashtica dhe Ismet Munishi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat