Çfarë paraqitje e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Futboll

Çfarë paraqitje e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Milot Rashica

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme.

Milot Rashica “eklipsoi” të gjithë me performancë fantastike, teksa dhuroi edhe një asist për golin e barazimit të shënuar nga Selassie.

Përveç asistit, futbollisti shqiptar dhuroi një performancë fantastike, duke qenë më i miri në fushë.

Me këtë fitore, Werder Bremen shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 12-të.

Në anën tjetër, Frankfurti mbetet i katërti me 42 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat