Fjalët e para të Sampaolit si trajner i Marseille

Futboll

Fjalët e para të Sampaolit si trajner i Marseille

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:49
Jorge Sampaoli

Ish-trajneri i Kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli, është emëruar në postin e trajnerit të skuadrës franceze, Marseille.

Marseille ishte pa trajner që nga koha e protestave të tifozëve, ku sipas mediave franceze pati edhe zënka në mes të trajnerit të atëhershëm, Andre Villas-Boas dhe zyrtarëve të klubit.

Tani, klubi francez ka zyrtarizuar emërimin e trajnerint të mirënjohur argjentinas përmes uebfaqes zyrtare.

Argjentinasi deklaroi se Marseille është klub me pasion dhe ai do të bëjë që ata të luajnë futboll të fortë.

“Gjithë jetën time më kanë thënë që OM është një vend i veçantë për pasion. Që stadiumi Vélodrome ndizet kur skuadra luan aty”tha ai.

“Marseille është një klub për të gjithë njerëzit. Ne nuk jemi këtu për tu fshehur, përkundrazi ne do të luajmë me pasion. Kur mora këtë ofertë, unë ëndërrova që do isha në gjendje të bëja festë në qytet”, tha Sampaoli.

“Në botë, ka vende për qetësi dhe ka vende dinamike. Thesht kjo e fundit është ajo që unë dua dhe e pranova pa hezitim. Ky klub ka një shpirt dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne jemi gati”, përfundoi Jorge Sampaoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat