Trepça 89 sjellë në Kosovë ish yllin e Hajduk Splitit

Futboll

Trepça 89 sjellë në Kosovë ish yllin e Hajduk Splitit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:45
Trepça 89 sjellë në Kosovë ish yllin e Hajduk Splitit

Klubi Futbollistik “Trepça ’89” para kësaj ndeshje ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur brazilian Gustavo Carbonieri.

28 vjeçari nga Santa Rosa ka ‘firmosur’ kontratë deri në fundin e sezonit me ‘minatorët’ mitrovicas, teksa është inkuadruar menjëherë në formacionin titullar të Shpëtim Idrizit për përballjen ndaj Prishtinës.

Carbonieri ka një karrierë tejet të pasur sportive, derisa ka qenë pjesë e shumë skuadrave në vendlindje si Salgueiro, Rio Branco, Central, Penapolense, Bragantino, Tombense, Rio Preto e Atibaia.

Ai karrierë ka bërë edhe te gjiganti kroat Hajduk Split, ekip me të cilin luajti edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Te Trepça ’89, Carbonieri vjen nga ekipi bullgar Tsarsko Selo.

Klubi mitrovicas është në pritje të transferimit edhe të tre futbollistëve të tjerë sapo të përfundon çështjen e dokumentacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat