Ademi takoi zëvendëspresidentin e DFB-së, Hermann Winkler 

Futboll

Ademi takoi zëvendëspresidentin e DFB-së, Hermann Winkler 

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Ademi takoi zëvendëspresidentin e DFB-së, Hermann Winkler 

Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Hermann Winkler.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe miku i FFK-së dhe ambasador nderi i Kosovës, Rainer Milkoreit si dhe përfaqësuesit e Kosovës në Gjermani, vëllezërit Shoshi.

Fillimisht presidenti Ademi e uroi z. Winkler për postin e ri në DFB dhe i dëshiroj suksese, teksa u bisedua për Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Me këtë rast palët u dakorduan që në qershor të fillohet me projektet e përbashkëta, e ku gjithçka do të nisë me shkuarjen e një pjese të stafit të FFK-së në DFB për t’u trajnuar në çështjet juridike-administrative. Këtë çështje presidenti Ademi e vlerësoi si urgjencë të FFK-së, në mënyrë që unifikohen dokumentet me DFB-në dhe FFK të jetë sa më e përpiktë në këtë segment.

Ndërkaq, nënkryetari i DFB-së, Winkler u shpreh se FFK-ja dhe Kosova do ta kenë përkrahjen e përhershme të DFB-së dhe Gjermanisë, derisa kërkoi nga presidenti Ademi që ta vazhdojë rrugën e drejtë dhe reformat e nevojshme në FFK. Ndërkaq, z. Milkoreit u zotua se do t’i mbikëqyrë të gjitha projektet e DFB-së me Kosovën, të cilat tani do t’i vazhdojë z. Winkler. Po ashtu, ata paralajmëruan se shumë shpejt do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat