Nuk po kalon një periudhë të mirë

Futboll

Nuk po kalon një periudhë të mirë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:13
Nuk po kalon një periudhë të mirë

Viktor Ozimhen është blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit pasi e bleu për një shifër prej 70 milionë eurosh nga skuadra e Lilë, por deri më tani impakti i tij me klubin e kaltër nuk është më i miri i mundshëm.

Fillimisht dëmtimi dhe më pas infektimi me koronavirus dhe më pas nuk mundi dot të integrohej dhe të gëzonte momentet e tij me skuadrën nga Kampanja.

Sulmuesi 22-vjeçar mund të lumturohet disi pasi ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë nigerian i vitit 2020 duke fituar çmimin “The Ballers Award”.

Shpresa e Napolit dhe e tifozëve të tyre është që ky çmim të mund të shërbejë si një stimul për t’u përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe të rikthehet të shënojë me fanellën e kaltër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat