Liverpooli thyen serinë e zezë, i kthehet fitoreve

Futboll

Liverpooli thyen serinë e zezë, i kthehet fitoreve

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Liverpooli thyen serinë e zezë, i kthehet fitoreve

Trajneri Jurgen Klopp e gjen qetësinë sado kudo me Liverpoolin. Pas katër humbjeve rresht “Reds-at” i kthehen fitoreve dhe vazhdojnë luftën e ashpër për katër vendet e para.  

Kampioni në fuqi, Liverpooli, ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 2:0 kundër Sheffield Utd, në takimin e javës së 26-të të Premier League.   

Në minutën  e 48-të, pas një veprimi të shpejt, Curtis Jones nga rreth 11-12 metra me një goditje të rrëmbyeshme kalon në epërsi ekipin e tij, 0:1. 

Në minutën e 64-të, Liverpooli thellon fitoren. Futbollisti Roberto Firmino me vetëmohim të pashoq brenda 16-shit, nga rreth 11-12 metra godet fortë dhe paksa topi devijohet edhe nga Bryant, duke e parabolluar edhe portierin, 0:2. 

Liverpooli është në vend të gjashtë me 43 pikë dhe Sheffield Utd i fundit me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat