Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

Futboll

Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:21
Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka lavdëruar skuadrën pas fitores së “Rossonerëve” ndaj Romës.

Milani e mposhti Romën në një duel të vështirë në Stadio Olimpico, për tu rikthyer në “binarë” për luftën për titullin.

Pas ndeshjes, Pioli vlerësoi se Milani luajti një pjesë të parë fantastike.

“I kam thënë skuadrës që nuk mund të pësojmë dy humbje rresht, sepse rrezikojmë progresin që kemi bërë deri tani”, tha ai.

“Kemi zhvilluar një pjesë të parë fantastike në të cilën duhej të koncentrohemi shumë, fitore e rëndësishme sepse na bën të dalim nga dy javë të vështira”, shtoi ai.

“Futbolli është i çuditshëm, askush nuk e mendonte se do të ishim këtu. Në fakt, nëse do ishim tre pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, ndoshta ndokush do të vlerësonte rezultatet tona atëherë”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat