Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Futboll

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:48
Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës.

Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola.

Guardiola tha se Eric Garcia do luajë në Barcelonë dhe vlerësoi kualitetin e lojtarit ku shprehi keqardhjen që nuk e ka inkuadruar në dy ndeshjet e fundit.

“Eric Garcia është si një dalë për mua, ai ishte qendërmbrojtësi më i mirë pas karantinës”, tha ai.

“Ai do të luajë në Barcelonë dhe ai nuk është një lojtar mesatar, është një super-lojtar”, tha Guardiola.

“Ai nuk ishte përzgjedhur në dy javët e fundit dhe kjo gjë ma theu zemrën”, përfundoi Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat