Pioli i impresionuar nga Tomori

Futboll

Pioli i impresionuar nga Tomori

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:47
Stefano Pioli

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur tejet i impresionuar nga mbrojtësi, Fikayo Tomori.

Tomori ishte titullar në ndeshjen ndaj Romës, të cilën “Rossonerët” e fituan në Stadio Olimpico.

Tomori në fakt i zuri vendin kapitenit Romagnoli, i cili bëri disa paraqitje të këqija ndeshjet e fundit dhe u kritikua shumë nga mediat italiane, madje në atë masë sa konsideruan se ai nuk është i denjë për shiritin e kapitenit.

Tomori ishte fantastik krah Simon Kjaer dhe Pioli ishte i impresionuar.

“Po, e prisja që Tomori të kishte personalitet, e ka demonstruar sapo erdhi në itali me prezencë dhe forcë”, tha Pioli.

“Por mendoj që kjo fitore ishte punë e të gjithë skuadrës”, përfundoi Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat