​Rasim Thaçi zbulon skuadrën e preferuar në Superligë, ekipin, lojtarin dhe trajnerin në arenën ndërkombëtare

Futboll

​Rasim Thaçi zbulon skuadrën e preferuar në Superligë, ekipin, lojtarin dhe trajnerin në arenën ndërkombëtare

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:51
Rasim Thaçi

Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës, Rasim Thaçi, i njohur ndryshe si “Cima” nga skeçet e tij humoristike në një intervistë për KosovaPress, ka zbuluar më shumë nga preferencat e tij sa i përket ekipeve të futbollit dhe lojtarëve si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore.

Sa i përket garës së ashpër për titull që po zhvillohet në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Thaçi ka treguar hapur se ai dëshiron që skuadra e Prishtinës të dalë si kampione në fund të sezonit.

Thaçi: Do të doja që Prishtina të shpallej kampione në Superligën e Kosovës

“Unë me të vërtetë kam qenë pioner, junior, kam ngrënë bukë në Prishtinë, kështu që kisha pasur të drejtë (dëshirë) me thënë të drejtën në fund të fitojë Prishtina, ose si ta them, le të fitojë më i miri”, shtoi Thaçi.

Por jo vetëm kaq, Rasim Thaçi ka zbuluar për KosovaPress edhe ekipin, lojtarin dhe trajnerin e tij të preferuar në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast “Cima”, ka thënë se ai e ndjek me vëmendje klubet në të cilat luan ylli portugez Cristiano Ronaldo. Ndërsa e ka përmendur gjermanin Jurgen Klopp si një trajner me “stil të veçantë”.

Thaçi: Ndjek me vëmendje klubet ku luan Ronaldo

“Unë i çmojë dy lojtarë që janë me të vërtetë, shumë herë iu thonë edhe jashtëtokësorë...Ronaldon edhe Messin...Përpara ka qenë Ronaldo në Real Madrid...dhe nga do që shkon ai unë e ndjekë klubin e tij, e adhurojë...Sepse ata shumë i kanë dhënë futbollit.... E simpatizojë edhe klubin e këtij Klopp-it, Liverpoolin, me të vërtetë sepse edhe ai është një trajner diçka tepër më pëlqen stili i tij”, tha në fund Thaçi.

Këto komente Rasim Thaçi i bëri nga ceremonia e ndarjes se çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2020 nga Komuna e Prishtinës, ku edhe është shpërblyer me çmimin special për “Vepër jetësore” në sportin kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat