Vdiq legjenda e futbollit kroat

Futboll

Vdiq legjenda e futbollit kroat

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:38
Zlatko Kranjçar

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat Zlatko Kranjçar, raporton “Vecernji List”.

Raportohet se Kranjçar ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte pjesë e Dinamo Zagrebit nga mosha 10-vjeçare dhe qëndroi te klubi i madh si futbollist deri në vitin 1983.

Në përgjithësi kishte luajtur 261 ndeshje kampionale, 28 në Kupë të Kroacisë dhe 18 në garat evropiane dhe realizoi 98 gola. Me Dinamon fitoi titullin në stinorin 1981/82.

Më pas karrierën e kishte vazhduar te Rapidi i Vjenës në vitin 1984. Në Vitin 1990 kaloi te St. Poelteni. E nga aty te SV Wienerfeld ku në vitin 1992 njoftoi për përfundimin e karrierës.

Ka drejtuar disa skuadra nëpër botë, ndërsa drejtoi edhe përfaqësuesen e Kroacisë nga viti 2004 deri në vitin 2006. Së fundi kishte drejtuar U-23 e Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat