Cosmi do jetë trajner i ri i Crotone

Futboll

Cosmi do jetë trajner i ri i Crotone

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:01
Cosmi do jetë trajner i ri i Crotone

Trajneri i mirënjohur italian, Serse Cosmi, do jetë trajneri i ri i skuadrës Crotone.

Trajneri italian, Serse Cosmi, i cili njihet për personalitetin e tij të veçantë në Itali, do të jetë trajner i ri i skuadrës Crotone duke zëvendësuar të shkarkuarin, Giovanni Strappa.

Cosmi njihet poashtu edhe për skuadrat e shumta që ka menagjuar, në vitin 2020 ai ishte trajner tek Perugia ndërsa në vitin 2019 ishte trajner i Venezias.

Klubi kalabrez ka konsideruar Cosmin si njeriun ideal për t’ja besuar mbijetesën në Serie A.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Cosmi mbërrijë sonte në klub, ndërsa do të drejtojë skuadrën kundër Atalantas të mërkurën.

Crotone momentalisht gjendet në vendin e fundit në tabelë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat