Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Man Utd

Futboll

Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Man Utd

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:34
Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Man Utd

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Romës në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

“Rossonerët” arritën një fitore tejet të rëndësishme ndaj Romës në Stadio Olimpico.

Por, pas fitores, në Milanello erdhi lajmi për një humbje tjetër.

Fjala bëhet për lëndimin e Zlatan Ibrahimovicit, i cili pësoi një lëndim ndaj Romës.

Pas ekzaminimeve mjekësore të fundit, është konfirmuar se Ibra ka lënduar kofshën e majtë.

Në raport, bëhet e ditur se edhe Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim, ndërsa Ante Rebic është në gjendje të mirë.

Suedezi do ti nënshtrohet prapë ekzaminimeve mjekësore pas 10 ditësh, por kjo do të thotë që ai do ta humb ndeshjen ndaj Manchester United në Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat