Ylli shqiptar: Dua ta tejkaloj edhe Didier Drogban

Futboll

Ylli shqiptar: Dua ta tejkaloj edhe Didier Drogban

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:10
Ylli shqiptar: Dua ta tejkaloj edhe Didier Drogban

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po vazhdon me formë fantastike në Ligën e Holandës me skuadrën e Vitesses.

Broja i huazuar në Vitesse nga Chelsea është golashënuesi më i mirë adoleshent në top-10 ligat më të mira të Europës, duke u bazuar në koeficientin e UEFA-së.

19-vjeçari ka shënaur nëntë gola dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje në kampionatin holandez.

"Nëntë gola dhe dy asistime kjo është shumë mirë, por unë asnjëherë nuk jam i kënaqur", tha Broja në një interviste për Goal.com.

Fituesi i Kupës së Botës në vitet 1994/2002, Ronaldo është një nga heronjtë e Brojës.

"Ronaldo ishte i pabesueshëm, ndoshta sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë isha pak i ri, por i pashë videot e tij në Youtube", ka thënë Broja.

Gjatë kësaj interviste, Broja tregon se kush e shtyu ta pranonte Kombëtaren ‘Kuqezi’.

"Ishin prindërit e mi që më nxiten ta pranoja Kombëtaren e Shqipërisë. Pra mendova se ishte mirë të shkoja atje", vazhdoi tutje shqiptari.

Broja është i huazuar nga klubi londinez, por gjatë verës pritet të rikthehet në kampin e Thomas Tuchelit dhe të luftoj për një vend në formacion.

Ai shpreson që të vazhdoj të luaj për Chelsean dhe ta tejkaloj Didier Drogban me gola.

"Tani po i afrohem moshës kur ishin yjet si Lampard, Didier Drogba dhe John Terry. Duke luajtur unë do të provoj dhe do ta tejkaloj Didier Drogban. Mund të mos jetë e lehtë, por unë do të përpiqem sepse ashtu ndihem", tha në fund sulmuesi i tanishëm i Vitesses.

Kujtojmë që sezonin e kaluar me Frank Lampardin, Broja kishte bërë debutimin e tij të parë në Premierligë, në ndeshjen ndaj Evertonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat