Rashica: Nuk është se vetëm po e them...

Futboll

Rashica: Nuk është se vetëm po e them...

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:45
Rashica: Nuk është se vetëm po e them...

Ylli  i Kosovës është duke u munduar ta rikthejë formën e dikurshme, s’po mendon për transferim të mundshëm

Milot Rashica dështoi të transferohej në një klub tjetër në dy afatet e fundit kalimtare.

Rashica lidhej me një kalim në Premierligë verën e kaluar dhe në një klub tjetër gjerman gjatë janarit të fundit.

Mirëpo, asnjëri transferim nuk u realizua dhe vushtrriasi mbeti në Werder Bremen, shkruan Gazeta Express.

24 vjeçarin e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme, të cilat i kushtuan më pas edhe më rënie të performancave.

Tash, ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses është i fokusuar vetëm tek klubi i tij aktual.

Ai synon ta rikthejë formën e dikurshme dhe nuk po mendon për një transferim të mundshëm.

“Nuk është se vetëm po e them, por unë i jam borxhli i madh këtij klubi. Jam i vetëdijshëm se duhet t’ju rikthehem paraqitjeve të mia të dikurshme”, ka thënë Rashica për mediat gjermane.

“Fakti se nuk është realizuar asnjë transferim i përket së kaluarës dhe nuk luan rol për mua për momentin”, vazhdoi ai.

Rashicën e kërkonte Aston Villa në Angli. Por, atë e pëlqenin edhe klubet gjermane si Bayer Leverkusen, Leipzig e Hertha Berlin.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, por mund të largohet nga ky klub gjatë verës që vjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat