Tre klube në garë për Alexandre Lacazette

Futboll

Tre klube në garë për Alexandre Lacazette

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:27
Alexandre Lacazette

Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette, më në fund ka marrë një vendim për sa i përket së ardhmes së tij. Pas një diskutimi me trajnerin Arteta, francezi nuk do të jetë më pjesë e “Topçinjve” të Londrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sipas raportimit të “Football London”, Arsenal ka pranuar vendimin e Lacazette dhe tashmë presin çdo ofertë që do të vijë për të. Kujtojmë që 29-vjeçari është nën kontratë me ta deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 35 milionë euro.

Klubet që kanë shfaqur më shumë interes për bomberin janë Roma, Atletico Madrid dhe Monaco.

Gjithsesi, ofertat zyrtare për të priten të vijnë gjatë merkatos së verës, kur do të vendoset përfundimisht e ardhmja e Alexandre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat