Real Madrid të zhgënjyer me Varanen

Futboll

Real Madrid të zhgënjyer me Varanen

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:35
Varane

Real Madrid janë të gatshëm për shitjen e Raphael Varanes dhe po presin oferta nga klubet evropiane të cilat janë të interesuara për të.

Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, presidenti Florentino Perez është i hapur për idenë e shitjes së mbrojtësit francez që ka zhgënjyer me formën e tij.

Los Blancos nuk duan të rrezikojnë që lojtari të largohet si i lirë, andaj në këtë verë presin oferta për kartonin e tij.

Raportohet se nëse ndonjë skuadër ofron 70 milionë euro, atëherë Perez do të bëjë marrëveshje.

Real Madridi ende nuk ka ndonjë shënjestër për të zëvendësuar Varanen, por janë në bisedime me David Alaban që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu në përfundim të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat