Shqiptarin e duan në Bundesliga I

Futboll

Shqiptarin e duan në Bundesliga I

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:36
Shqiptarin e duan në Bundesliga I

Futbollisti Myrto Uzuni është kthyer në futbollistin më të rëndësishëm te Ferencvarosh, duke realizuar thuajse në çdo ndeshje. Goli kundër Juventusit përmbylli panoramën e sezonit fantastik të sulmuesit shqiptar që festoi me “siuu” para syve të Ronaldos.

Së fundmi është menaxheri i lojtarit, Franci Bode, që në një intervistë për “Insporti” ka zbuluar edhe interesimet që kanë ardhur për Uzunin.

“Klube nga Premierliga Angleze dhe Bundesligës më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar.

Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvaros”, tha Bode..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat