Font: Klubi i menaxhua si në vitet ’80, Mesin e bind Xavi

Futboll

Font: Klubi i menaxhua si në vitet ’80, Mesin e bind Xavi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:54
Font: Klubi i menaxhua si në vitet ’80, Mesin e bind Xavi

Pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet për president te Barcelona, teksa kandidati Viktor Font thekson edhe njëherë menaxhimin e keq që i është bërë klubit, ndërsa shprehet se e kanë menaxhuar si në vitet ’80.

Ndër të tjera, Font thekson se Mesi kërkon një projekt sportiv dhe ai që mund ta bindë në këtë mes është vetëm Xavi Hernandez.

“Ne do të jemi një ajër i freskët, ata që do të ndryshojnë modelin e menaxhimit të klubit. Ajo që ka ndodhur këtë javë me arrestimin e Bartomeut na e jep këtë bindje. Barcelona është menaxhuar sikur të ishin vitet ’80. Kur lexova për BarçaGate u ndjeva i trishtuar”.

Laporta? “Kur Laporta ishte president nuk ekzistonte Iphone dhe në atë kohë do të lindnin Ansu Fati dhe Pedri. Mendoj se ai e ka mendjen te e kaluara dhe nuk ka plan për të ardhmen”.

Objektiv Aguero? “Duke e pasur mendjen te pjesa financiare, do të bëjmë detyrën tonë në merkato. Duam të marrim një kredi dhe të firmosim me lojtarë të talentuar që janë në fund të kontratave”.

E ardhmja e Mesit? “Mesi na ka thënë se ajo që ka rëndësi për të është një projekt sportiv. Në këtë rast, nuk ka asnjë më mirë se Xavi Hernandez për ta bindur”, u shpreh Font.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat