E konfirmon menaxheri, Uzuni ka oferta

Futboll

E konfirmon menaxheri, Uzuni ka oferta

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:37
E konfirmon menaxheri, Uzuni ka oferta

Forma fantastike po shfaq Myrto Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros nuk ka mbetur pa u vëzhguar.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira europiane dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit Franci Bode në një intervistë për median kosovare Infosporti.

“Klube nga Premier League dhe Bundesliga më kanë kontaktuar, duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur oferta edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që po zhvillohet. Uzuni është i fokusuar vetëm te klubi i Ferencvaros”, tregon Bode.

Uzuni ka shënuar rregullisht me Ferencvaros në javët e fundit duke udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit kampion në Hungari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat