Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës

Futboll

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:07
Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës

Barazimi ndaj Apolonisë la të zhgënjyer trajnerin e Partizanit Ilir Daja, i cili në intervistën për Gol pas Goli, theksoi se Partizani shpërdoroi shumë ndërkohë që Apolonia nuk vodhi asgjë, sipas trajnerit të të kuqëve i cili u ankua edhe për gjëndjen e fushës.

“Kishim ardhur për fitoren, Apolonia nuk vodhi gjë. Kemi bërë vetam gabimin e autogolit. Kemi bërë ç’është mundur për të përmbysur, kishim shumë raste, kontrolluam lojën. Na vështirësoi fusha.

Nuk është normale të luash në 13:00 në një fushë që ka një javë pa u vaditur. Ne jemi ekip që luajmë poshtë dhe e kishim të vështirë. Barazimi i parë është para 9 javësh, nuk kishte pse ndikonte sot sepse kemi bërë mirë pas asaj ndeshje. Melo dhe Asani janë lojtarë të mirë me topin, por nuk gjejnë thellësi. As njëri as tjetri nuk mund të bënte gjë sot në atë terren”.

“Nuk e kam terrenin për justifikim, por po investojmë para në futboll dhe të mos ujisësh fushën. Cardoso nuk është qendërsulmues, por është përshtatur aty.

Në merkaton e verës ishim të bllokuar dhe një lojtar i tillë kur luan qendërsulmues më shumë bën rolin e 9-shit fals sesa të gjejë golin.

Cordeiro është lojtar që përpiqet shumë. Nuk është stërvitur rregullisht dhe nuk e ka formën optimale. Mungesa e golave është statistikë dhe nuk e kundërshtoj dot, por ka bërë mirë në manovrën tonë”, u shpreh Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat