Pele mori vaksinën kundër COVID-19, ky është mesazhi

Futboll

Pele mori vaksinën kundër COVID-19, ky është mesazhi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:22
Pele mori vaksinën kundër COVID-19, ky është mesazhi

Legjenda e futbollit Pele bën me shenjë të gishtit të madh ndërsa ai mori vaksinën e tij të parë ndaj COVDI-19 në qytetin e tij në Santos.

80-vjeçari ndau momentin kur u vaksinua në krahun e tij të djathtë me 5.7 milionë fansat e tij në Instagram dhe tha: “Sot është një ditë e paharrueshme”.

Ikona e futbollit, subjekt i një shfaqjeje të re në Netflix që përshkruan jetën e tij nga varfëria e fëmijërisë deri te fituesi i Kupës së Botës në vitin 1970, paralajmëroi ndjekësit: “Unë kam marrë vaksinën. Por, pandemia nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet të mbajmë disiplinën për të ruajtur jetën derisa shumë njerëz të kenë marrë vaksinën”.

“Ju lutemi vazhdoni të lani duart dhe të qëndroni në shtëpi nëse është e mundur. Kur të dilni jashtë ju lutemi mos harroni maskën tuaj dhe mbani distancën shoqërore. Kjo do të kalojë nëse mund të mendojmë për të tjerët dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”.

Tifozët u përgjigjën me mesazhe mbështetjeje, me një që i thoshte legjendës që konsiderohej si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: “Jetë e gjatë për Mbretin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat