Komisioni për gara e shkualifikon Vardarin nga garat 

Futboll

Komisioni për gara e shkualifikon Vardarin nga garat 

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:35
Komisioni për gara e shkualifikon Vardarin nga garat 

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në përputhje me nenin 82 nga Rregullorja për gara në FFM solli vendim për të shkualifikuar ekipin shjqiptar Vardar Forina nga garat e radhës në Ligën e Dytë – Perendim.

Kjo bëhet  për shkak të mosparaqitjes së pajustifikuar në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën e Dytë – Perendim ndërmjet KF Vardar Forina – KF Gostivar që duhej të zhvillohej me 27 shkurt të vitit 2021 në Gostivar.

Komisioni për gara këtë ndeshje e regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3 për ekipin e Gostivarit.

Ekipi i Vardar Forinës rikthehet në nivelin më të ulët të garave në Lidhjen Komunale të LFK Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat