Leicester ka harruar të fitojë

Futboll

Leicester ka harruar të fitojë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:59
Leicester ka harruar të fitojë

Pas eliminimit në Europa League ndaj Sparta Parague dhe humbjes së pësuar në kampionat ndaj Arsenal-it, Dhelprat kanë barazuar 1-1 kundër Burnley-t në javën e 29-të të Premier League.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 4-t me Vydra pas një gabimi të miqve në mbrojtje. Barazimi i skuadrës së Rodgers ka ardhur në minutën e 34-t me një gol magjik të Iheanacho.

Rezultat befasues në Bramal Lane mes Sheffield dhe Aston Villa.

Vendasit, që mbajnë vendin e fundit në renditje, janë kthyer të fitorja pas katër humbjesh radhazi. Sfida është vendosur nga një gol i McGoldrick në minutën e 30-të.

Një fitore e madhe për Sheffiled që ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 57-të pas të kuqit direkt të marrë nga Jagielka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat