Manchester Unitedi bllokoi largimin e Van de Beek në afatin e janarit

Futboll

Manchester Unitedi bllokoi largimin e Van de Beek në afatin e janarit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:48
Donny van de Beek

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se nuk e lejoi holandezin Donny van de Beek të largohej në huazim në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori holandez arriti në United nga Ajaxi në verën e fundit dhe erdhi si një transferim i madh pasi u paguan plot 55 milionë euro për të.

Sidoqoftë, ai ka luftuar për të marrë kohën e rregullt të lojës, edhe me mungesën e fundit të Paul Pogba për shkak të dëmtimit.

Van de Beek është më shumë një rezervë në mendjen e menaxherit Ole Gunnar Solskjaer për momentin.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Solskjaer dhe Unitedi morën një ofertë nga një klub i pazbuluar jashtë Anglisë për van de Beek.

Lëvizja do të kishte qenë një huazim gjashtë mujor, por Unitedi refuzoi marrëveshjen dhe donte ta mbante lojtarin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat