Conte: Kthesa u bë me Juven, në krye presionet…

Futboll

Conte: Kthesa u bë me Juven, në krye presionet…

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:32
Conte: Kthesa u bë me Juven, në krye presionet…

Ka përpara një klasifikim për të ruajtur. Antonio Konte në konferencën për shtyp ka mbajtur një qëndrim solid si zakonisht dhe fjalët që thuajse me siguri nuk do t’i prononcojë asnjëherë janë “titull” dhe “Juventus”. Megjithatë, referimet nuk mungojnë.

“Diferenca është që këtë vit kemi mposhtur një skuadër që ka fituar nëntë kampionatet e fundit dhe po përpiqet të fitojë të dhjetin”, ka shpjeguar në vigjilje të sfidës ndaj Parmës. “Mendoj se ajo fitore na ka dhënë vetëbesim. Pas një viti e gjysmë pune skuadra është rritur dhe në vendosmëri edhe bindje. Me të thënë këtë, mungojnë ende 14 ndeshje por vetëm nëse në fund fitohet mund të thuhet që është hedhur hapi cilësor. Presionet nga këtu deri në përfundim të kampionatit do të shtohen vazhdimisht. Sepse në diferencë të 12 muajve më parë, tani në krye të klasifikimit ndodhemi ne. Pra, do të duhet të tregohemi se jemi në lartësi”.

MË TË KUJDESSHËM – Kështu që do të vazhdohet me shprehjen: “Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit”. Edhe pse në këtë rast Parma do të jetë jo në formë. “Por na ka krijuar gjithmonë vështirësi, duke barazuar dy herë në ‘San Siro’, kundrejt vetëm një suksesi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në fazën me top, sepse ata janë të zotë në kundërsulme. Një ritëm si i 17 javëve të fundit (44 pikë ndaj 51 të disponueshme) do të jetë i vështirë për t’u mbajtur, – ka shtuar trajneri, – sepse në Itali çdo ndeshje prezanton shumë vështirësi. Ritmi megjithatë do të duhet të jetë i përmbajtur. Na presin 14 finale”.

LLOGARI – Konte është shumë i përqendruar te finalja e ardhshme dhe thuajse nervozohet kur i kërkojnë për të paralajmëruarit me karton Bastoni, Barela, Brozoviç dhe Lukaku, që me një të verdhë sot do të mungonin ndaj Atalantës, e pritur të hënën në “San Siro”: “Eksperienca më shtyn të mos shikoj përtej ndeshjes së ardhshme.

Sfida më e rëndësishme e sezonit është ajo me Parmën. Pavarësisht kësaj, të gjithë do të duhet të tregojnë kujdes dhe intensitet. Nëse më pas do të ketë një ndëshkim me të verdhë, ndeshjen pasardhëse do e luajë dikush tjetër. Nuk dua të humbas kohë me llogari të kota që mundet vetëm të na heqin pikë”.

CINIZËM — Trajnerit i kërkohet edhe për dy kilianët në skuadër, Sançez dhe Vidal, për momentin jashtë titullarëve: “Sançez po kalon formën më të mirë psiko-fizike, nga momenti që ndodhet tek Interi. Te Junajtidi pati probleme të ndryshme. Po nis të shikoj sjelljet e Sançezit të vërtetë. Vidal po stërvitet mirë, po kërkon vazhdimësi pas një serie problemesh mes pulpës, tendinit dhe gjurit. Është bujar, por nuk ka dashur asnjëherë të ndalet dhe për këtë e falënderojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat