Matthaus hakmerret pas dy dekadash ndaj Hoeness

Futboll

Matthaus hakmerret pas dy dekadash ndaj Hoeness

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:19
Matthaus hakmerret pas dy dekadash ndaj Hoeness

Ironi, megjithëse e vonuar. Lothar Matthaus u hakmor. Jo vetëm në Gjermani. Disa deklarata nga Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich në atë kohë, shkaktuan një sensacion. Më 2002, ai iu përgjigj disa kritikave, për mendimin e tij shumë të ashpra, që Matthäus kishte ngritur në klub: “Sa të kem fuqi vendimmarrëse, Lothar nuk do të jetë as kopshtar stadiumi me ne”.

Jo një deklaratë e parëndësishme, nëse mendoni se ishte kundër lojtarit që mburret me paraqitjet më të shumta me Gjermaninë (150 ndeshje) dhe me Bayernin (408 ndeshje, 100 gola). Sidoqoftë, pas pothuajse 20 vitesh, Matthäus është fotografuar teksa pret barin e “Allianz Arena”.

Lothar nuk ka për qëllim të jetë pjesë e drejtimit të klubit bavarez, e bëri këtë foto vetëm si përgjigje ironike. Aq sa fotoja e tij në versionin e kopshtarit u botua në kopertinën e revistës zyrtare të Bayern Munich, e cila, gjithashtu përmban një intervistë me të:

“Nga të gjitha grindjet me menaxherët e Bayernit, ajo deklaratë e Hoeness ishte ajo që më goditi më shumë. Gjatë viteve, megjithatë, ne i kemi shkruar njëri-tjetrit disa herë. Të dy jemi njerëz me zemër, kështu që shpejt e arritëm pajtimin. Të dy qeshim me atë deklaratë. Ish-presidenti pati keqardhje për atë deklaratë, një ditë pasi e bëri”.

Hoeness nuk është më presidenti i Bayern Munich (Herbert Hainer e zëvendëson atë), megjithëse mbetet ende anëtar i bordit. Sidoqoftë, nuk e ka humbur fuqinë brenda klubit, aq sa, para se të largohej nga Manchester City për të zbarkuar në Bavari, Leroy Sané vendosi të shkonte në shtëpinë e Hoeness për të biseduar me të. Nga ana tjetër, Rummenigge është ende CEO i klubit.

Me pak fjalë, të dy arritën të linin mënjanë keqkuptimet me Matthäus, duke e lejuar atë të punonte në “Allianz Arena”. Të paktën si kopshtar. Dhe ironia përmes kësaj fotoje “virale”, megjithëse e vonuar, ndihmon në zhdukjen e çdo keqkuptimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat