Dy objektiva të Laportas nëse bëhet president i Barcelonës

Futboll

Dy objektiva të Laportas nëse bëhet president i Barcelonës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:31
Dy objektiva të Laportas nëse bëhet president i Barcelonës

Gjatë këtyre javëve skuadra e Barcelonës pritet ta votoj presidentin e ri.

Joan Laporta është kandidati kryesor që pritet të emërohet presidenti më i ri i klubit katalunas.

Sipas ‘DailyMail’, objektivi i parë i Laportas pritet të jetë transferimi i sulmuesit argjentinas, Kun Aguero.

Objektivi i dytë i presidentit të ‘ardhshëm’ është edhe mbajtja e Lionel Messit në ‘Camp Nou’.

Kujtojmë që Aguero ka filluar të kërkojë klub të ri dhe afati i verës do të jetë koha e lëvizjes për sulmuesin nga Argjentina.

Në anën tjetër, do të jetë shumë vështirë për ta bindur Messin të qëndroj në ekipin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat