Chelsea po synon të transferoj Tchouamenin

Futboll

Chelsea po synon të transferoj Tchouamenin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:14
Aurelien Tchouameni

Mesfushori bëri paraqitjen e parë në Ligën 1 të Francës në moshën 18 vjeçare.

Gjiganti anglez Chelsea ka shprehur interesim serioz në mesfushorin 21 vjeçar të Monacos Aurelien Tchouameni, raporton “ESPN”.

Francezi ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Ligën 1 të Francës, duke e ndihmuar skuadrën e tij Monacon drejt hyrjes në Top 4.

Tchouameni është spikatur nga skautët e Chelsea-t për aftësitë e tij të mira si mesfushor shkatërrues, ku këtë gjë e tregon edhe përqindja e madhe që e ka 21 vjeçari për ndalje të aksioneve, respektivisht ka sukses prej 98% në ndërhyrje të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat