Benzema: Vij nga një lagje e varfër

Futboll

Benzema: Vij nga një lagje e varfër

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:01
Benzema: Vij nga një lagje e varfër

Karim Benzema në një intervistë për revistën “Icon” foli për raportin e tij  me Kristiano Ronaldon: “Ai është një nga më të mirët në botë.

Me largimin e tij, unë u detyrova të kryeja detyra të ndryshme. Ai shënoi 50 gola në sezon dhe ne duhej të adaptoheshim me lojën e tij, por unë isha i lumtur që luaja me të ”, tha Benzema, i cili gjithashtu foli dhe për raportin me Zinedine Zidane. “Ai është si një vëlla i madh, gjithmonë më jep këshilla”.

Ish-sulmuesi i Lionit kujtoi dhe fëmijërin e tij të vështirë, duke u shprehur: “Unë vij nga një lagje e varfër. Kur pashë djem të mëdhenj, të veshur mirë dhe me makina të bukura, i thashë vetes se doja të isha si ata.

Idhujt? Unë kurrë nuk kam pasur, por kam modele: Në futboll Ronaldo, braziliani. Gjithashtu  admiroj Tajsonin, sepse si unë edhe ai filloi nga fundi dhe pak nga pak ne arritëm t’ja dilnim. Ne nuk kemi pasur një jetë të lehtë, askush nuk na ka dhënë kurrë asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat