Sanchez e kush tjetër ndëshkon Parmën, Inter + 6 pikë para Milanit

Futboll

Sanchez e kush tjetër ndëshkon Parmën, Inter + 6 pikë para Milanit

Nga: K.Goca Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:39
Sanchez e kush tjetër, Inter + 6 pikë para Milanit

Futbollisti kilian, Alexis Sanchez, sonte e kishte mbrëmjen e tij, me dy gola të realizuar ia siguroi fitoren Interit në udhëtim me rezultat 2:1 kundër Parmës, në kuadër të javës së 25-të në Serie A. 

Në minutën e 54-të, mbrojtësi i Parmës nuk reagoi si duhet dhe Sanchez nga afërsia shënoi për 0:1. 

Në minutën e 62-të, sërish në skenë Sanchez dhe nga afërsia me mjeshtri realizon për 0:2, të dy herët asistoi belgu Romelu Lukaku. 

Image

Në minutën e 71-të, Hernani brenda 16-shit, godet bukur dhe ngushtoi humbje në në 1:2. 

Interi kryeson me 59 pikë, ka 6 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë, dhe Parma renditet e 19-ta me 15 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat