Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Futboll

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:08
Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës!

Miqësorja e konsideruar si historike, në mes përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e cila ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ndodhi më 5 mars 2014, dhe përfundoi me rezultat 0:0.

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të kombëtares së Kosovës në futboll.

Përpjekjet e futbollistëve që përfaqësonin Kosovën vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, por goli nuk erdhi.

Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat