Duka: Objektivi kryesor duhet të jetë 2024

Futboll

Duka: Objektivi kryesor duhet të jetë 2024

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:21
Duka: Objektivi kryesor duhet të jetë 2024

Kënaqësinë për brezin e ri nuk e ka fshehur as Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka theksuar se me këto talente mund të synohet edhe kualifikimi për në finalet e EURO 2024. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka shprehur bindjen se kjo gjeneratë të mbush e optimizëm dhe na bën të ndihemi mirë për të ardhmen.

“Objektivi kryesor duhet të jetë 2024. Objektivi ynë i merituar, duke parë brezin qoftë të U-21, qoftë edhe lojtarët me ekipin e parë, duken premtues që do të kemi një ekip të mirë për t’u kualifikuar në 2024.

Kemi një brez të ri të mirë, pra që premton, jo vetëm ato që luajnë në ekipin e parë, të cilët kanë ardhur nga Shpresat, por janë edhe disa futbollistë të tjerë që mund të kalojnë në ekipin e parë për t’u bashkuar, për t’u ambientuar dhe për të qenë në perspektivë kjo skuadër që unë them për 2024. Nëse do shohim ndeshjet e fundit të ekipit Shpresa, jo vetëm me rezultate, por edhe me lojëra të mira dhe me futbollistë që vërtetë spikasin, këto do të ftohen në ekipin e parë.

Kjo të mbush me një lloj optimizmi”, – ka deklaruar Duka, duke shtuar se asgjë nuk vjen nga rastësia dhe se ky është rezultat i një pune të mirë që bëhet prej vitesh nga FSHF, por edhe klubet shqiptare. “Ne i mbështesim talentet. Ata janë fryt i punës së përbashkët i gjithë futbollit shqiptar dhe janë e ardhmja e ekipit të parë. Kemi parë shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, të cilët kanë dëshirë për të luajtur dhe japin maksimumin në fushë. Kemi parë lojtarë që shkëlqejnë vetëm falë seriozitetit, dëshirës dhe përkushtimit maksimal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat