Koeman zgjedh mes Atletico Madrid dhe Real Madrid për derbin e qytetit

Futboll

Koeman zgjedh mes Atletico Madrid dhe Real Madrid për derbin e qytetit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:07
Ronald Koeman

Një ditë përpara ndeshjes në La Liga kundër Osasunës, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp.

Barcelona është akoma në garë për titullin e La Ligas dhe po lufton të rikthehet në kreun e tabelës.

Megjithatë, forma shumë e mirë e Atletico Madrid nuk po lejon një gjë të tillë.

Këtë javë, ndeshja më interesante në La Liga do të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e Barcelona padyshim që do përcjell me vëmendje këtë përballje.

I pyetur mbi rezultatin për derbin e Madridit, Koeman u përgjigj: Fillimisht është ndeshja jonë. Është gjithmonë më mirë të humbasë pikë skuadra e cila është më përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat