Milan hyn në garë për sulmuesin e Stuttgartit

Futboll

Milan hyn në garë për sulmuesin e Stuttgartit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:18
Milan hyn në garë për sulmuesin e Stuttgartit

Shtohet konkurrenca për sulmuesin e Stuttgartit, Silas Wamangituka. 21-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin gjerman, këtë sezon ka realizuar 11 gola në 22 sfida, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve si Everton dhe Fulham, gjithashtu në garë për kartonin e futbollistit është futur edhe Milani, që kërkon një përforcues për repartin e mesit të fushës.

Kështu për Wamangituka, i cili krahasohet me Nicolas Pepe të Arsenalit, pritet të zhvillohet një “luftë” e nxehtë në merkaton e verës.

Bruno Genesio rikthehet në vendlindje, pas eksperiences në Kinë ku drejtoi Beijing Guoan. 54-vjeçari është zyrtarisht trajneri i skuadrës së Rennes. Francezi, i cili zëvendësoi Julien Stephan, që dha dorëheqjen nga skuadra pas katër humbjeve radhazi, firmosi deri në qershor të 2023. Aktualisht ekipi i Rennes renditet vendin e 10 me 38 pikë të grumbulluara.

Objektivi kryesor i Genesio është të rikthejë tek fitoret ekipin që në 5 javë ka koleksionuar një barazim dhe 4 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat