​Lëndohet Kabak, shtohen problemet për Liverpool-in

Futboll

​Lëndohet Kabak, shtohen problemet për Liverpool-in

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:26
Jurgen Klopp

Humbja kundër Chelsea-t nuk është problemi i fundit i Liverpool-it, pasi që sot Klopp e konfirmoi se mbrojtësi Ozan Kabak ka pësuar një lëndim, raporton “Goal”.

Kabak luajti 90 minuta të plotë në humbjen e kampionëve mbrëmë kundër “Bluve” të Londrës, dhe sot u konfirmua që në ndeshjen e radhës kundër Fulham-it ai nuk do të paraqitet.

Lista e lëndimeve te Liverpooli nuk ka të ndalur, ku pas Van Dijk, Gomez, Matip, Fabinho, Henderson, asaj i shtohet edhe turku Kabak.

Për ndeshjen e radhës, Klopp do të ketë të gatshëm për përzgjedhje, vetëm dy mbrojtës natyralë, Ben Davies dhe Nathaniel Philipps, dhe mesfushorin Fabinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat