Mesut Ozil do mungojë gjashtë javë nga lëndimi

Futboll

Mesut Ozil do mungojë gjashtë javë nga lëndimi

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:43
Mesut Ozil

Mesfushori i Fenerbahce, Mesut Ozil do jetë jashtë fushave nga katër deri në gjashtë javë.

Ozil është lënduar në barazimin ndaj Antalyaspor, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.

Tani është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit të turkut, sipas “Vbet News” ai do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë. Ozil ka zgjatur nyjen e muskulit të këmbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat