Teqja: Dua një përballje me PSG

Futboll

Teqja: Dua një përballje me PSG

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:39
Teqja: Dua një përballje me PSG

Olsi Teqja la Kategorinë Superiore, në fund të sezonit të kaluar për t’u transferuar në kategorinë e 4-t franceze te modestët e Beauvais me të cilët ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në këtë sezon duke kapur raundin e 1/16-ave të Kupës së Francës. Në një intervistë për Sport Time Olsi Teqja foli për ecurinë e Beauvais në Kupë dhe mundësitë për t’u përballur me PSG-në në rast se e kalon edhe këtë tur.

“Këtu ishin kushtet shumë të mira. Kemi kaluar shumë ture në Kupën e Francës.

Ne kemi ndeshje shumë të rëndësishme para. Jemi ekipi surprizë. Kur luan në fushën kundërshtare, nuk je shumë i favorizuar.

Përballje me PSG-në në Kupë? Kam besim se mund të kalojmë. Kam besim se do jetë historike për klubin.

Mbappenë do e mbaja si suvenier. Problem këtu ka qenë gjuha. Superiorja? Në Shqipëri nuk ka cilësi, por rivalitet. Ekipet më të mira janë Partizani dhe Laçi, por, për kampion shikoj të favorizuar të kuqtë e  Ilir Dajës“, tha Teqja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat