Real Madridi dhe Barcelona pas mbrojtësit të Juventusit

Futboll

Real Madridi dhe Barcelona pas mbrojtësit të Juventusit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:07
Real Madridi dhe Barcelona pas mbrojtësit të Juventusit

Real Madridi dhe Barcelona kanë rikthyer interesimin për Matthij de Ligt.

Mediat italiane kanë raportuar të premten se mbrojtësi holandez është duke u monitoruar nga dy skuadrat e mëdha spanjolle.

Te Real Madridit, De Ligtin, e shohin si zëvendësues të Rapahel Varanes, që mund të largohet gjatë verës.

Edhe te Barcelona, pritet të largohet Samuel Umtiti, ndërsa klubi po kërkon të sjell De Ligtin, për të zëvendësuar francezin.

Mbrojtësi holandez ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.

Ai është pjesë e klubit italian që nga viti 2019 kur u transferua nga Ajaxi, për 85 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat